Ata janë përfolur prej kohësh për romancën e tyre dhe janë padyshim një ndër dyshet më të komentuara të momentit.
Ndonëse nga fotot që kanë publikuar në Instagram vihet re se Bora dhe Donaldi kanë nisur të bashkëjetojnë, çifti nuk e ka konfirmuar asnjëherë lidhjen.
Madje, Bora ditën e sotme ka folur për herë të parë për marrëdhënien me aktorin e njohur.
E ftuar në emisionin “Pop Culture”, ajo përsëri nuk e pranoi lidhjen, por la të kuptohet se janë bashkë.
“Nuk jam njeri që më pëlqen të flas për jetën personale, jam personazh publik, interesi publik të jetë per punën që bëj jo për jetën personale. Unë nuk dal me deklarata qe ndodh kjo apo ajo në jetën time personale. Të qenit personazh publik nuk më bën mua të privoj pjesën personale. Njerzit që janë afër meje e dinë statusin tim, nëse janë të interesuar, e marrin vesh une nuk fsheh asgjë”- tha Bora.
Më tej Dojna e ka ngacmuar më shumë Borën dhe moderatorja u përgjigj: “Unë mbajta gjithë atë ligjeratë, njerëzit le të flasin unë do vazhdoj ta bej si të dua unë, me kë të dua unë, ti provoko sa të duash…”