MENU
klinika

Abuzimet me çmimet

AKU dhe Task Forca “blindojnë” Tiranën, kontrolle në çdo cep

15.03.2020 - 11:10

Vijon dita e tretë e shtetrrethimit në Tiranë dhe Durrës, si një masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Ditën e sotme, policia po kryen kontrolle në të gjithë Tiranën, për të parë nëse qytetarët po e zbatojnë urdhrin për të qëndruar nëpër shtëpi.

Në terren kanë zbritur edhe AKU, bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, dhe Task Forcën, për të kontrolluar njëkohësisht edhe abuzimin me çmimet në farmaci dhe furra buke, teksa tregtarët po shfrytëzojnë këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.