MENU
klinika

Kur bota... ndalet

“Nëse gjykoni, nuk keni kohë për të dashur”

15.03.2020 - 13:05

      Këto kohë jo të lehta për mbarë botën, janë njëkohësisht një kohë reflektimi. Të një rëndësie të madhe janë rregullat e mirëpërcaktuara për shoqërinë, kundër përhapjes së COVID-19. Po ashtu, nuk është e tepërt në këto momente, të risjellim në vëmendje thënie dhe njerëz që jetuan me përkushtim ndaj Zotit e njeriut, si Nënë Tereza. Pra, le ta duam më shumë njëri-tjetrin, duke bashkuar zemrat, siç na mëson gruaja e vogël shpirtmadhe me origjinë shqiptare:

-Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

-Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

-Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.

-Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

-Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

-Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

-Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

-Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

-Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

-Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

-Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.

-Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.

-Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.

-Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.

-Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.

-Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.

-Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

-Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.

-Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.

-Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjatë udhëtimeve të tij

A ka qenë Shën Pali edhe në Iliri?


Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!