MENU
klinika

"Receta e mamit"

Jo vetëm me vezë. Duhet të provoni bukën me kungull!

15.03.2020 - 13:14
  • Persona: 4
  • Koha e përgatitjes: 10 minuta  Koha e gatimit: 10 minuta
Seriozisht janë perfekte për ditët e ftohta!

INGREDIENTËT

  • ¾ filxhan me qumësht
  • 4 vezë
  • 3 filxhan me pure kungulli
  • 1 lugë gjelle me ekstrakt vaniljeje
  • 2 lugë gjelle sheqer pluhur
  • 3 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • Shurup panje ose mjaltë sipas dëshirës
  • 4-5 feta bukë të bardhë

UDHËZIMET

  1. Në një tas përzieni mirë e mirë 6 përbërësit e parë të recetës.
  2. Merrni fetat e bukës dhe i ngjyeni para e mbrapa me masën që përgatitët.
  3. I vendosni për t’i skuqur në një tigan me shumë pak yndyrë ose aspak (nëse keni një tigan që nuk ngjit).
  4. Pasi i keni skuqur të gjitha, shërbejini në një pjatë duke i shoqëruar sipas dëshirës me mjaltë ose shurup panje. Ju bëftë mirë!