MENU
klinika

Propozimet për Qeverinë

Masat që do mbrojnë biznesin shqiptar nga COVID-19

15.03.2020 - 13:30

Unioni i dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe Biznes Albania i propozon një paketë masash qeverisë: Si të shmangen pasojat në ekonomi. Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, ‘Biznes ALBANIA’ dhe gjithë shoqatat e biznesit në Shqipëri i kanë parashtruar disa kërkesa qeverisë, në një kohë kur thuajse të gjitha aktivitetet sipermarrëse janë mbyllur për shkak të koronavirusit në vend. Në këtë kërkesë, Unioni, thekson nevojën se qeveria duhet të angazhohet seriozisht për të përballuar pasojat ekonomiko-financiare të COVID 19.

NJOFTIMI:
Kërkesat drejtuar Qeverisë për të ulur impaktin e COVID-19 në ekonomi.
1-Unioni i dhomave të tregtisë Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit e vlerëson me pasoja të ndjeshme në ekonomi dhe në biznese situatën e COVID-19 në Shqipëri, dhe me pasoja të rënda sidomos për biznesin e vogël dhe të mesëm, biznesin e shërbimeve, sektorin e turizmit dhe fasonerisë etj!
2- Unioni i dhomave, Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit mendojnë se Qeveria duhet të angazhohet seriozisht për të përballuar pasojat ekonomiko financiare të covid 19!

Qeveria shqiptare duhet të kërkoj financime nga institucione financiare ndërkombëtare: FMN, Banka Botërore dhe institucione të tjera, nga Komisioni Europian, për të ndihmuar dhe mbështetur bizneset private që mund të kolapsohen nga kjo situatë!

Disa propozime që adreson biznesi për qeverinë:
-Të mos paguhen tatim fitimi dhe tatimet e tjera për 3 muaj dhe të kompensohen nga shteti!
-Të mos paguhen sigurimet shoqërore për 3-6 muaj dhe të kompensohen nga shteti!
-Pagesat e energjisë dhe ujit të ngrijnë për 3-6 muaj varësisht nga kohëzgjatja e situatës
-Gjobat e vëna biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, për shkak të mos funksionimit të gjykatave të ngrijnë për 3-6 muaj
-Kreditë të mos paguhen për 3-6 muaj dhe gjatë kësaj kohe të ulen interesat në nivelin e euroribondit, ….pagesat mbas 3-6 muaj të mos kenë penalitete!
-Pagat e punonjësve të biznesve të mbyllura të paguhen në nivelin e raportit mjekësor nga sigurimet shoqërore!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


6 vjet pezullim të subjektit përsëritës

Akti-normativ: Kush abuzon me çmimet gjobitet…