15.03.2020 - 13:20
E kuqe si ngjyra e dashurisë, joshëse si vetë kjo ndjenjë!
INGREDIENTËT
- 125 gr gjalpë
- 300 gr sheqer pluhur
- 125 gr krem djathi
- 250 ml dhallë
- 1 filxhan e gjysmë me vaj luledielli
- 2 vezë
- 1 lugë çaji uthull
- 2 1/2 filxhanë miell
- 2 filxhanë sheqer
- 2 lugë gjelle kakao
- 1 lugë kafe kripë
- 1/2 lugë kafe sodë buke
- 1/2 lugë çaji bojë ushqimore (të kuqe)
UDHËZIMET
- Në një enë shtoni vezët dhe vajin. Trazojini mirë dhe shtoni dhallin.
- Shtoni uthullën, miellin, sheqerin, kakaon, kripën, sodën e bukës dhe bojë të kuqe ushqimore. I përzieni mirë.
- E kaloni masën në një enë specifike. E fusni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë.
- Më pas e nxirrni dhe do e ndani me kujdes në 3 feta rrumbullake.
- Në një enë shtoni gjalpin, sheqerin pluhur, kremin e djathit dhe i përzieni mirë me një rrahës elektrik.
- Në një tavë, shtroni një shtresë nga brumi velvet. Sipër e lyeni me masën e kremit të djathit.
- Përsëriteni këtë tri herë dhe në fund e lyeni sërish me krem djathi.
- E fusni në frigorifer për disa orë të ftohet dhe në fund shijojeni!