British Airways ka paralajmëruar stafin se është në një luftë për mbijetesë dhe pret që të bëjë shkurtime të vendeve të punës dhe të anulojë një numër aeroplanësh, pasi tha se pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një krizë “më të keqe se ajo e 9/11” për industrinë e linjave ajrore.
Edhe pse vizitorët e Britanisë së Madhe u përjashtuan nga ndalimi i fluturimeve me SHBA, rreth një e katërta e pasagjerëve nga Heathrow janë në tranzit nga vendet në zonën Shengen dhe masa do të ketë penguar më tej udhëtarët e mundshëm në rrugët më fitimprurëse transatlantike të BA. Cruz, CEO, i tha stafit të BA që koronavirusi është “një krizë me përmasa globale e pakrahasueshme me asnjë tjetër”.
Ai paralajmëroi stafin se shkurtime të vendeve të punës do ndërmerren, “mbase për një periudhë të shkurtër, mbase me afat më të gjatë”. Kompania është në diskutime me sindikatat për të përmirësuar pozicionin e saj në bursë në një përpjekje për të mbrojtur vende e punës.