Vendimi i Johnson për ta luftuar i vetëm, përhapjen e Covid-19 të Britanisë së Madhe po sfidohet çdo ditë.
Për dallim nga fqinjët tanë, ministrat thanë se nuk do të kishte asnjë ndalim të menjëhershëm të ngjarjeve në masë, sepse një ndalim i tillë nuk do të bënte mirë.
Qeverisë më pas iu desh të bënte një kthesë këtë fundjavë, me mesazhin e saj se Mbretëria e Bashkuar po ndjek një politikë të “imunitetit të tufave”.
Ishte shqetësuese…
Këto paqartësi dhe ky konfuzion në zemër të qeverisë nuk do të krijojë besim tek publiku.
Numri i vdekjeve në masë dhe kaosi i mundshëm varet nga pavendosmëria e ministrave. Kjo është kriza më e keqe e shëndetit publik dhe qeveria duhet t’i përgjigjet.
Britania ka disa mësime të thjeshta për të mësuar nëse kërkon të shmangë vdekjet. Ai duhet të ndjekë disa parime themelore të transparencës në informimin e publikut.
Votuesit presin që ministrat të marrin vendimet e duhura.
Por ky besim “humb” kur publiku i sheh vendet e tjera që ndërmarrin hapa më drastikë.
Modeli tjetër për trajtimin e Covid-19 është testimi dhe trajtimi masiv falas i Koresë së Jugut. Në Mbretërinë e Bashkuar, deputetët e qeverisë pretendojnë se testimi është i pasaktë dhe se një rezultat i rremë mund të çojë në më shumë raste.
Politika e qeverisë për të luftuar Covid-19 duhet të udhëhiqet nga shkenca, por në fund të fundit është një vendim politik.
Do të jetë një domosdoshmëri për të shmangur një kulm epidemik dhe për të “zbutur” dëmet në ekonomi. Të dyja paraqesin pyetje ideologjike për qeverinë.
Ndërkohë që titujt e gazetave përshkruajnë një situatë lufte, qeveria duket e paqartë dhe e pasigurt përballë një krize të të tillë përmasave.
Përgjigja e Britanisë mbart rreziqe politike.
E para është se reagimi i qeverisë nuk përputhet me ashpërsinë e kërcënimit. E dyta është se ekspertët kanë nënvlerësuar qëndrueshmërinë dhe rezistencën e publikut.
Britania ka nevojë për udhëheqje “me dorë të fortë”, dhe ka nevojë për atë tani.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al