Kryeministri Edi Rama njoftoi se biseda me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, është shtyrë për në orën 19:30.
Në komunikimin e tij të përditshëm, kreu i qeverisë zbuloi dy temat kryesore që do të diskutojë me kryetaren e KE, që nga rindërtimi pas tërmetit deri te koronavirusi.
Më tej, Rama iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë durim, pasi lufta me koronavirusin do të jetë e gjatë. “Kisha një bisedë me presidenten e KE-së. Biseda u shty për në 19:30 me kërkesën e Presidentes, por njëra nga aryset pse do të bisedoj është t’i kërkoj që përtej kësaj situate, fondet që BE premtoi nuk do të ndryshojnë destinacion, pasi plani për rindërtimin nuk shtyhet dhe nuk ndryshon, edhe pse koronavirusi është i tmerrshëm. Sot kemi nxjerrë tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e shkollat, 59 të reja, 8 konvikte tek Universiteti Bujqësor dhe 4 në QS dhe 8.7 mld për shtëpitë dhe bëjnë 160 mln dollarë.
Nuk do i lëviz nga donacioni. Arsyeja tjetër është domosdoshmëria jetike e rajonit, që në përballimin e luftës me koronavirusin BE të mos e përjashtojë Ballkanin nga eksportet e mallrave dhe shëndetësinë. BE nuk duhet ta përjashtojë Ballkanin nga aksesi tregtar me këto mallra. Ne kemi përgatiur një nismë rajonale gjashtë vendet e Ballkanit drejt BE-së.
Nuk do ta kemi të lehtë këtë luftë, nuk do të zgjasë një javë, as dy, as tre. Sa më shumë të durojmë sot, aq më pak të dhimbshëm do ta kemi bilancin e kësaj lufte dhe aq më të lehtë do ta kemi ringritjen. Kam shumë besim dhe durimin e kam shumë të stërvitur falë jush, prandaj edhe ju kini durim”, deklaroi kryeministri Rama.