MENU
klinika

Fundi, një perspektivë e...

Flet mjeku kinez/ Kur do të shpëtojmë nga Korona?

17.03.2020 - 11:04

Fundi i koronavirusit aktualisht duket si një perspektivë e largët për pjesën më të madhe të shteteve në botë, kur kjo pandemi sapo ka shpërthyer. Ekspertët vlerësojnë se COVID-19 mund të qarkullojë edhe për muajt e ardhshëm.

Koronavirusi ka bllokuar miliona banorë nëpër Evropë tani, me gati 22,000 të infektuar vetëm në Itali. Virusi pritet të shkaktojë një seri sfidash si për ata që vuajnë nga sëmundje, ashtu edhe për ata që nuk vuajnë për muajt e ardhshëm.

Një epidemiolog kryesor kinez tha se COVID-19 mund të vazhdojë të qarkullojë për muajt e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë shtypi nga qyteti i Guangzhou, Kinë muajin e kaluar, Zhong Nanshan, ish-presidenti i Shoqatës Mjekësore Kineze që zbuloi shpërthimin e SARS në vitin 2003, tha se virusi mund të qarkullonte deri në verën e këtij viti.

“Zhvillimi i epidemisë globale parashikohet të vazhdojë deri të paktën në qershor”, është shprehur ai.

Ekspertë të tjerë kanë rënë dakord me doktor Nanshan, duke thënë se COVID-19 do të “djegë veten” brenda disa muajve të ardhshëm.

Përhapja e SARS, një koronavirus tjetër në 2003 arriti të infektojë më shumë se 8,000 njerëz, por virusi u zbeh ndërsa moti u ngroh.

Doktor Hoëard Markel, drejtor i Qendrës së Historisë së Mjekësisë në Universitetin e Miçiganit, tha që virusi mund të luftojë pasi njerëzit gradualisht fitojnë imunitet.

“Nëse do të kisha parashikuar, unë do të thosha se është shumë e mundshme deri në maj ose qershor ose korrik dhe ky virus do të digjet vetë”, ka thënë ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja vendimi drakstik i SHBA dhe Australisë

259 të vdekur nga Koronavirus /SHBA: Kërcënim i paprecedentë

Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!