MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tavë me perime të mbushura, zgjedhja e duhur për ju dhe familjen tuaj!

17.03.2020 - 16:30

Perimet janë zgjedhje e mençur kurdoherë që ju shkon mendja për të gatuar. Prandaj sot përgatisni një tavë me perime për veten dhe familjen tuaj pasi do të ngeleni shumë të kënaqur.

Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë, nuk ju lodh dhe ju merr fare pak minuta kohë.

Dhe nëse enët e kuzhinës janë ato të duhura, gatimi do të jetë absolutisht një kënaqësi më vete, për të gjitha amvisat.

Tavë me perime të mbushura: 

Përbërësit: 

  • 2 speca të kuq
  • 2 domate
  • 2 kungulleshka
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Bukë të thekur në kubik të vegjël

Udhëzime mbi përgatitjen: 

  • Lani mirë perimet. Domatet, kunguj dhe specat i prisni dhe u hiqni me ndihmën e një luge, tulin e brendshëm.
  • Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
  • Merrni tavën për gatim. Kështu pjekja do të realizohet për mrekulli. Asgjë nuk do të ngjisë dhe pastrimi i tavës do të jetë shumë i lehtë.
  • Pasi keni vendosur perimet tek tava, i mbushni me tulin e tyre dhe me bukën e thekur. Shtoni sipër vaj ulliri, kripë, piper.
  • I fusni në furrë të piqen për 20 minuta. Ju bëftë mirë!