MENU
klinika

"Kjo nuk do të thotë të mos lani duart"

Zbulohet cili grup gjaku është më i ekspozuar ndaj koronavirusit

17.03.2020 - 22:00

Njerëzit me grupin e gjakut “A” mund të jenë më të ekspozuar nga infeksioni i koronavirusit, ndërsa ata me grupin “O” duken më rezistentë, sipas një studimi paraprak të shkencëtarëve kinezë. Studiuesit në Kinë analizuan grupet e gjakut të më shumë se 2000 pacientëve të infektuar me virusin në Wuhan dhe Shenzhen dhe i krahasuan me popullsinë lokale të shëndetshme.

Ata zbuluan se pacientët e tipit të gjakut “A” treguan një ekspozim më të lartë të infeksionit dhe ata priren të shfaqnin simptoma më të rënda. Studiuesit thanë që studimi ishte paraprak dhe duhej më shumë punë. “Njerëzit e grupit të gjakut “A” mund të kenë nevojë për forcim të veçantë të mbrojtjes personale për të zvogëluar mundësinë e infeksionit. Pacientët e infektuar nga Sars-CoV-2 me grupin e gjakut “A” mund të kenë nevojë të marrin mbikëqyrje më vigjilente dhe trajtim agresiv” shkroi një nga studiuesit.

Në të kundërt, grupi i gjakut “O” kishte një rrezik dukshëm më të ulët për sëmundjen infektive në krahasim me grupet e tjera të gjakut. Nga 206 pacientë që kishin vdekur nga Covid-19 në Wuhan, 85 kishin gjak të grupit “A”, i cili ishte 63 përqind më shumë sesa 52 me tip “O”. Numri më i vogël i pacientëve ishin ato me grupin e gjakut AB, më saktësisht 10 përqind. “Nëse jeni tipi “A”, nuk ka nevojë të jeni në panik.

Nuk do të thotë që ju do të infektoheni 100 përqind. Nëse jeni tipi “O”, nuk do të thotë që të jeni plotësisht i sigurt. Ju ende duhet të lani duart dhe të ndiqni udhëzimet e dhëna nga autoritetet” tha një tjetër nga grupi i studiuesve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Testet te njeriu në muajin prill

Koronavirusi, një vaksinë nga Shtetet e Bashkuara


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin