MENU
klinika

Asnjë nga Serie A

10 futbollistët me të shtrenjtë të vitit 2020

19.03.2020 - 17:39

Futbolli është një nga industritë më fitimprurëse aktualisht dhe si e tillë, lojtarët e saj janë edhe ato më të kushtueshmit në treg. Ekziston një grup prej 10 sportistëve që menaxhojnë futbollin evropian dhe ne ju sjellim klasifikimin e futbollistëve që janë aktivë në Bundesliga, Ligue 1, La Liga, Premier League dhe Serie A.

Çuditërisht, elita e futbollit italian nuk ka asnjë përfaqësues në këtë klasifikim të veçantë, pavarësisht se pjesë e saj janë emra si Cristiano Ronaldo, Federico Chiesa, Paulo Dybala e Lautaro Martinez. Në këtë listë nuk kishte si të mungonin lojtarë si Leo Messi ose Mohamed Salah, por që nuk janë as në ‘Top-3’.

Vendi i 10 mbahet nga sulmuesi francez i Barcelonës, Antoine Griezmann. Edhe pse u ble me shumë bujë prej katalanasve nga radhët e Atletico Madrid, kampioni i botës nuk ka pësuar rritje të kartonit në këto 7 muaj të parë në Camp Nou. Kartoni i tij sipas “transfermark” kushton 120 mln euro.

Për kaq para mund të blesh te Borussia Dortmund anglezin Jadon Sancho. Anësori i djathtë është shndërruar në një nga talentët më premtues në sezonet e fundit dhe nuk do të ishte çudi që vlera e tij në treg të kapte shifra akoma dhe më të mëdha.

Vetëm 20 milionë më tepër se ai vlen fituesi i 6 topave të artë, Lionel Messi. Argjentinasi është futur në vitet e fundit të karrierës dhe vlera e kartonit të tij vlerësohet me 140 mln euro. Një prej protagonistëve kryesor të Manchester City në vitet e fundit, Kevin de Bruyne ka një vlerë në treg prej 150 mln euro. Me të njëjtat shifra vlerësohen edhe futbollistë si Harry Kane, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

Në Top 3 gjen futbollistin më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë, Neymar Jr. Braziliani ka pësuar rënie të kartonit të tij me 60 mln euro nga shifra e paguar nga kampionët francez në arkat e Barcelonës. Tashmë, sipas transfermark, 28-vjeçari vlen 160 mln euro.

Para tij gjendet Raheem Sterling, pavarësisht se dyshja ka të njëjtën vlerë të kartonit, pra 160 mln euro. Nuk është surprizë që futbollisti më i kushtueshëm në rruzull të jetë talenti francez i PSG, Kylian Mbappe. Djaloshi i artë po mahnit çdo kënd me numrat e tij në fushën e blertë dhe vlera prej 200 mln euro duket se nuk e përligj aq sa duhet talentin e tij.

RENDITJA

10.Antoine Griezmann (Barcelona) – 120 mln euro

9.Jadon Sancho (Borussia Dortmund) – 120 mln euro

8.Lionel Messi (Barcelona) – 140 mln euro

7.Kevin de Bruyne (Manchester City) – 150 mln euro

6.Harry Kane (Tottenham) – 150 mln euro

5.Mohamed Salah (Liverpool) – 150 mln euro

4.Sadio Mané (Liverpool) – 150 millones mln euro

3.Neymar Jr. (Paris Saint-Germain) – 160 mln euro

2.Raheem Sterling (Manchester City) – 160 mln euro

1.Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain) – 200 mln euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dominojnë anglezët dhe spanjollët

10 klubet që vlejnë aktualisht më shumë në treg