MENU
klinika

Dominojnë anglezët dhe spanjollët

10 klubet që vlejnë aktualisht më shumë në treg

17.03.2020 - 12:51

Observatori Europian i futbollit publikoi renditjen e skuadrave që vlejnë më shumë në treg nga 5 ligat më të rëndësishme të Europës. Ky grup hulumtures përdor variabla të ndryshme, duke përfshirë moshën e lojtarëve,  performancat, vlerën ekonomike të klubit të tyre dhe inflacionin për të përpunuar vlerat e lojtarëve.

Lista kryesohet nga kampionët në fuqi të Champions League, Liverpool, me një vlerë prej 1.4 miliard eurosh, ndërkohë që në vend të dytë ndodhet në tjetër skuadër e Premier League, Manchester City.

Më pas vijnë dy skuadra spanjolle, me Barcelonën që ka një vlerë prej 1.1 miliard euro, e ndjekur nga Real Madrid me vetëm 70 milionë euro më pak. Pastaj vijnë me radhë dy klube të tjera angleze, Chelsea dhe Manchester United, me këtë të fundit që para tre vitesh kryesonte. Gjashtë klube kalojnë vlerën e 1 miliardë eurove.

Në mes të renditjes mes anglezëve dhe spanjollëve është PSG në vendin e shtatë, me një vlerë prej 979 milionë euro. Italia krenohet me Juventus dhe Inter, por vetëm vendi 10-të dhe i 11-të. Habit fakti që Borussia e Dortmund ndodhet para Bayern Munchen, përkatësisht në vendin e 12-të dhe 13-të.

Për sa u përket futbollistëve me vlerën më të lartë në treg, ai është francezi i PSG-së, Kylian Mbappe, i cili vlen plot 250 milionë euro. Neymar ka ulje të dukshme, tani vlerësohet 120 milionë euro, aq sa edhe Messi, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk arrin as 90 milionë euro.

RENDITJA

25.Sevilla | Value: €399 million

24.Wolves | Value: €449 million

23.AC Milan | Value: €461 million

22.Bayer Leverkusen | Value: €494 million

21.Valencia | Value: €527 million

20.Lyon | Value: €532 million

19.AS Roma | Value: €540 million

18.Everton | Value: €585 million

17.Napoli | Value: €617 million

16.Leicester City | Value: €618 million

15.Arsenal | Value: €624 million

14.RB Leipzig | Value: €626 million

13.Bayern Munich | Value: €716 million

12.Borussia Dortmund | Value: €756 million

11.Inter Milan | Value: €773 million

10.Juventus | Value: €783 million

9.Tottenham | Value: €787 million

8.Atletico Madrid | Value: €836 million

7.Paris Saint-Germain | Value: €979 million

6.Manchester United | Value: €1.07 billion

5.Chelsea | Value: €1.08 billion

4.Real Madrid | Value: €1.1 billion

3.FC Barcelona | Value: €1.17 billion

2.Manchester City | Value: €1.36 billion

1.Liverpool | Value: €1.4 billion

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Episodet që bënë bujë në futboll

10 momentet pikante në dekadën e fundit