MENU
klinika

“Trumpi nxori triliona, Merkel hapi thesin e miliardave”

Rama: Disa kërkojnë qiqra në hell, në shtëpi na ka hyrë një armik…

19.03.2020 - 20:01

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, duke folur për situatën e koronavirusit, tha se opozita e vendit kërkon qiqra në hell, ndërsa shtoi se në këtë luftë, Shqipëria është e vetme.

Rama theksoi se Trumpi ka nxjerrë triliona nga buxheti i shtetit amerikan, Merkel po ashtu hapi thesin e miliarave, ndërsa vlerësoi se Shqipëria do të ndihmojë aq sa ka mundësinë ekonomike e buxhetin e saj.

“Na ka hyrë në shtëpi një armik që rrezikon të na marrë qindra e mijëra njerëz të zemrës. Në këtë hall jemi vetëm. Nuk kemi asnjë derë tjetër përpos dyerve të zemrave tona ku të trokasim, se nuk ka mbetur derë në botë që nuk është mbyllur. Në shtëpinë tonë të përbashkët është shteti dhe qeveria.

Njerëzit pyesin për problemet e tyre ekonomike. Trumpi nxorri triliona, Merkel etj hapën thesin e miliardave. Ne duhet të funksionojmë si një familje. Askush nuk e di se deri kur shkon kjo luftë. Presidenti amerikan Lindon Johnson iu drejtua popullit si një familje e madhe. Shtetet e mëdha kanë buxhete të mëdha. Ka nga ata që i kërkojnë qeverisë qiqra në hell”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi"

Balla: Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi

Një ditë pas masave për koronavirusin

Ambasadorja Yuri Kim takim në Kryeministri