MENU
klinika

"Në aeroport s’na kontrolluan"

Pacienti me koronavirus: Kam pas kontakte me shumë doktorë

20.03.2020 - 08:45

Pacienti nga Lipjani në Kosovë, i identifikuar me koronavirus ka thënë se kur erdhi nga Gjermania kishte shkuar në Klinikën Infektive për të bërë testin, por se herën e parë e kishin dërguar në shtëpi.

Ai duke mos e zbuluar identitetin në një intervistë për Klan Kosova tha se gjatë kësaj kohe ka pasë kontakt me shumë mjekë, kolegë dhe të tjerë duke mos ditur që e ka virusin.

“Sot e kam marrë informator që kam dalë pozitiv. Të hënë kam qenë për të bërë testin për kooronavirus, por ata më kanë dërguar direkt në shtëpi. Kam qenë tërë kohën nëpër doktorë. Sot prapë më kanë pru në Infektiv dhe më ka dalë pozitiv”.

“Po pasi kam shkuar në Infektiv herën e parë, më thanë se s’kam asgjë. Kam pasë kontakt me shumë me mjekë, kolegë gjatë kësaj kohe”.

Ai kishte ardhur nga Berlini me datën 11 dhe tha se në bord gjatë fluturimet ka pasur shumë njerëz. “Në aeroport s’na kanë bërë asnjë kontroll. Kemi hyrë dhe dalë pa na kontrolluar”. Lipjanasi tha se nuk ka pasë thuajse asnjë nga simptomat e përshkruar të koronavirusit, përveçse një lodhje të madhe të trupit.

“S’kam pasë simptoma asgjë hiç. Veç lodhje të madhe të trupit. S’kam pasë as dhimbje koke, as temperaturë, veç lodhjes që e kam pasë rregullisht”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komunikimit me ministra përmes e-mailave

Koronavirus/ Çfarë parashikon qeveria e Kosovës?

"Gati karantinën për çdo rast"

Koronavirus/ Shtohen masat në Morinë