MENU
klinika

Covid-19 nuk ndal këtë garë

“Tour de France” sfidon eventet e tjera

24.03.2020 - 14:15

Eventi më i famshëm çiklistik në botë “Tour de France” sfidon të gjithë, të paktën për momentin. Nëse “Euro 2020” është shtyrë për vitin tjetër dhe të njëjtin fat pritet të ketë edhe Lojërat Olimpike në Tokyo  për shkak të Koronavirus, organizatorët francezë mendojnë ndryshe për garat e tyre.

Drejtuesit e “Tour de France” nuk dorëzohen dhe shprehen se do të vazhdojnë ta organizojnë këtë event në datat e parashikuara: 27 qershor-19 korrik, pavarësisht pandemisë së Covid-19. Lajmin e konfirmoi edhe e përditshmja franceze “Le Parisien”, duke iu referuar burimeve pranë stafit organizator.

Tour de France, Geraint Thomas

“Amaury Sport Organization”, kompania që organizon “Tour de France”, thotë se nuk ka asnjë “plan B”, pasi ata do të vazhdojnë përpara me “planin A”. Pra, me zhvillimin normal të turneut. E vetmja masë që do të marrin është zhvillimi i 21 etapave pa praninë e tifozëve.

Këtë vit starti do të jetë në Nice më 27 qershor dhe pas 20 etapash, përfundon me të famshmen Champs-Elysees në Paris. Kulmi do të jetë etapa në Meribel, në zonën alpeve, ku çiklistët do të garojnë në një lartësi mbi 2000 m.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen edhe 3 gara të tjera

Formula 1 drejt mbylljes për këtë sezon


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin