Mostra shkëmbore veshur me diamante, janë zbuluar së fundmi, në një ishull verior të Kanadasë. Zulimi mund të plotësojë zinxhirn e njohurive, për një pjesë të lashtë të kores kontinentale të tokës.
Fragmenti i pjesës që tashmë njihet si Kratoni i Atlantikut Verior, u zbulua nga gjeologët gjatë kërkimeve për diamantët e ishullit Baffin në Kanada. Kjo pjesë e lashtë e tokës, besohet se ka qenë një kontinent që arrinte deri në majë të hemisferës veriore, nga Skocia deri në rajonin verior kanadez, Labrador.
Sipas studiuesve, kontinenti ekzistonte mbi sipërfaqen e ujit, para se pllakat kontinantale të kores së tokës të ndryshonin. Provat u gjetën në copa shkëmbore ‘kimberlit’, që për studiuesit dëshmojnë tipare të pagabueshme të kratonit të lashtë.
Ata pohojnë, se ky fragment shton rreth 10 për qind të masës së njohur kontinantale, duke i ndihmuar në rindërtimin e fromave misterioze të tokës në lashtësi.
“Përbërja minerale e pjesëve të tjera të kratonit të Veriut të Atlantikut është aq unike, sa nuk mund të gabohet”, – tha gjeologia ameriakne pranë “University of British Columbia”, Maya Kopylova.
“Ishte e thjeshtë, t’i lidhje pjesët bashkë. Kratonet fqinje në veri të Kanadasë, në veri të Kebekut, të Ontarios dhe Nunavutit, përmbajnë zona minerare krejtësisht të ndryshme. Zbulimi ynë, ishte hallka që i mungonte zinxhirit”, – theksoi ajo.
Kratoni në fjalë, ishte pjesë e kontinentit të vetëm, që ekzistonte para se ai të ndahej në disa fragmente nga detet dhe oqeanet e reja – tha Professor Kopylova, në një intervistë për “MailOnline”, në procesin e njëjtë që po ndan gradualisht gadishullin Arabik me Afrikën lindore. Zonat me thesaret minerale janë marrë tashmë nga gjigantët e diamanteve De Beer.