26.03.2020 - 10:17
Një paciente e shtruar në pavijonin e ortopedisë në Spitalin e Lezhës ka dalë pozitive me koronavirus. Nisur nga ky fakt, menjëherë është mbyllur pavijoni, ndërkohë që stafi mjekësor dhe ai sanitar ka dyshime se mund të jenë infektuar me COVID-19.
Dy ditë më parë një infermiere 54-vjeçare ka rezultuar pozitive. Menjëherë u morën masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika e infektimit. Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua. Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Bashkia Fier dezinfekton pallatin
Çifti i bashkëshortëve pozitiv me COVID-19
COVID-19 ‘hap dyert’ e burgjeve
Mes 600 përfituesve, 21 të dënuar në Burrel lënë qelitë
Erdhi nga Greqia 10 ditë më parë
Një polic në Korçë i infektuar me COVID 19
Qytetarët vetëkarantinohen