Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka urdhëruar nesër që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve online në orën 11:00 për të miratuar kalendarin e punimeve të Kuvendit 30 mars- 17 prill.
Për shkak të situatës së koronavirusit Konferenca e Kryetarëve dhe komisionet e përhershme parlamentare të do tzhvillohet onine nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.
Nuk përjashtohet që as ndonjë seancë e rëndësishme parlamentare të zhvillohet online.
Njoftim për shtyp
Postuar më, 26/03/2020
Në bazë të Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi , Nr. 14.datë 25.03.2030, në datën 27 mars, ora 11:00, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Konferenca do të zhvillohet me anë të mjeteve të komunikimit elektronik /Cisco Webex dhe do të ketë këtë rend dite:
- Miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill 2020;
- Miratimi i grafikut të mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik/Cisco Webex