Kryeministri Edi Rama në News24 ka thënë se askush nuk ishte përgatitur për këtë situatë pandeime me koronvirusin.
Rama shprehet se vendet aziatike si Hong Kongu, Koreja e Jugut, Japonia, Tajlanda etj ishin të përgatitura pasi në 2003 kaluan SARS-in që nuk erdhi në Europë.
Sipas kryeministrit këto vende kanë një sistem institucional të gatshëm të reagojnë menjëherë ndaj epidemive prandaj dhe e kaluan pa humbje të mëdha.
”Do të ishte një science fiction. Ku njerëzit do të donin frymëmarrje dhe shëndetësia nuk do të kishte mundësi. Pra ky film nuk ka zgjidhje, nuk ka hero.
Nuk është kshtu sepse ka një arsye tjetër shumë të rëndësishme që ka bërë dallimin mes Koresë së Jugut me Italinë, apo Tajlandës, Singaporit, Hong Kongut.
Këto janë vende që kaluan epideminë e mëparshme që nuk erdhi në Europë. Kaluan SARS-in e famshëm dhe patën probleme. Ato nxorrën mësime dhe u përgatiten. Po të shohësh përgatitjen institucionale të ndërtuara për t‘u vënë në lëvizje kur bie epidemia.
Në Francë po bëhet nami që tregon se ministrja e Shëndetësisë që batërdiset nga opozita e kohës një shtim të buxhetit për stoqet e maskave. Opozita e kohës i thoshte janë para të hedhura në lumë. Ajo tha pikërisht se nuk e dimë kur do të përdoren, duhet të jemi gati. Mbase nuk do përdoren kurrë por duhet të jemi gati. Monarkia e shëndetësisë publike nga pikëpamja e financimit nga buxheti i shtetit ka një numër të frikshëm.
Radiot dhe TV kanë mjekun që kërkon të mbrohet. Spanja ka 13% të personelit mjekësor të infektuar. Pse? Sepse askush nuk ishte përgatitur për këtë ditë.”- tha Rama.