MENU
klinika

Do të jetë falas

Javën tjetër nis riatdhesimi i shqiptarëve

27.03.2020 - 12:35

Kryeministri Edi Rama deklaron se javën e ardhshme nis riatdhesimi i të gjithë shqiptarëve të cilët mbetën jashtë kufijve për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Riatdhesimi do të bëhet falas dhe të hënën do të listohen pikat se ku do të merren qytetarët. “Do te riatdhesojme ata qe kanë mbetur rrugëve të Europës. I takon “Lasgushit” ta bëjë” u shpreh Rama ne nje komunikim per median.

Ku janë shqiptarët që duhet të riatdhesohen?
Itali eshte grupi më i madh 650 persona
Në Britani 114 persona
Në Kroaci 341 persona
Zvicër 77 persona
Greqi 45 persona
Gjermani 35
Francë 37
Suedi 21
Austri 19
Në vendet e tjera ka nga 1- 12 persona.

“Unë e të gjithë ne po bëhemi copash, 14 copash përditë e natë që të mos lëmë asnjëprej jush vetëm. Që nga familjet e individët që kanë nevojë për ndihmë immediate dhe deri tek ata që nuk kthehen dot në shtëpi. Nuk do lë gurë pa luajtur dhe ti ardhur ndihmë kujtdo por dreqi e mori futeni mirë në kokë jemi në luftë dhe të gjithë duhet të shtrëngohen” tha Rama në mesazhin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bonus 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët që shërbejnë…."

“Kjo është luftë”, Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra

Ahmetaj: Ja çfarë synon plani A i Ramë!

“Vetëm këtë muaj do humbasim 70 mln USD”