Kampionatet e futbollit në Itali, mbyllen apo jo, do të kenë fitues, përfshi këtu edhe Serie A. Këtë e thotë Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, që ka deklaruar se tituli i këtij sezoni do të jepet edhe nëse nuk luhen ndeshjet e mbetura.
Në një intervistë për “Sky Sport”, Gravina tha se do të provojnë ta mbyllin kampionatin brenda qershorit, por në rast se do të duhet më shumë kohë, atëherë mund ta zgjasin dhe në korrik.
“Kemi një plan që i kemi dhënë prioritet të gjithë, pra të mbyllim kampionatin nlë fushën e lojës. Jemi në kontakte me FIFA-n në rast se do na duhet të zgjasim kontratat e lojtarëve përtej qershorit. Duhet të gjejmë një zgjidhje, por edhe në rastin më të keq, tituli do jepet,” – deklaroi Gravina.