MENU
klinika

"Receta e mamit"

Receta e pestos siciliane, idealja për të shoqëruar pjatat tuaja!

28.03.2020 - 08:02

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 50 gram stika pishe
  • 250 gram rikota
  • 1 tufë borzilok
  • 450 gram domate të kuqe
  • 150 gram djathë i grirë
  • 1 thelpi hudhër
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Lani mirë domatet dhe hiquni lëkurën.
  2. Pasi të keni qëruar domatet, pritini dhe hiquni farat e kërcejt e brendshëm, më pas lërini të kullojnë lëngun e tepërt.
  3. Në një tepsi, shtroni letër furre dhe vendosni aty domatet. Piqini për 60 minuta në 100 gradë Celsius.
  4. Ndërkohë, lani dhe thani borzilokun, qëroni dhe shtypni hudhrën, grini djathin grana dhe vendosini këta përbërës në një mikser së bashku me stikat e pishës, vajin e ullirit dhe domatet që i keni hequr nga furra dhe i keni ftohur.
  5. Frulojini të gjitha bashkë dhe pasi të keni përftuar një përbërje homogjene, transferojeni në një enë të madhe, shtoni rikotën dhe përzieni masën me një lugë druri.
  6. Rregullojeni peston me kripë e piper sipas dëshirës.