Iniciativa e dy futbollistëve të Bayern Munich, Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich, për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga koronavirus, ka gjetur një mbështetje të mëdhe te tifozët dhe lojtarët e kombëtares gjermane.
Vetëm një javë nga lanëimi i saj gjatë shfaqjes televizive ‘CHECK24 Doppelpass’ në Sport1, iniciatiava e quajtur #wekickcorona (#ne e godasim koronën) ka grumbulluar 3.6 milionë euro. Të kënaqur për mbështetjen që mori iniciativa e tyre janë shfaqur dy lojtarët e kombëtares gjermane, që në një lidhje me skype kanë zbuluar se si lindi idea.
“Joshua dhe unë patëm ndjenjën se shumë janë ulur në shtëpi, pa e ditur se si mund të ndihmojnë. Ne vendosëm të fillojmë këtë iniciativë për t’u dhënë atyre të gjithë këtyre njerëzve mundësinë për të ndihmuar pa pasur nevojë të largohen nga shtëpia” – u shpreh Goretza.
“Ne donim të ndihmonim shpejt, dhe deri më tani kjo iniciativë ka qenë shumë e suksesshme. Si fillim kërkuam ndihmë nga shokët tanë futbollist, pasi shpresonim që do të mblidhej një shumë e madhe dhe në fakt kështu rezultoi” – shtoi Kimmich.
Goretzka dhe Kimmich dhuruan një total prej 1 milion euro, ndërsa iniciativës iu bashkuan shumë futbollistë të kombëtares gjermane, si Mats Hummels, Benedikt Hovedes, Jonas Hector dhe Leroy Sané.