30.03.2020 - 15:36
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 1 orë
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 4 patate
- 500 ml pana
- 100 gr djathë parmigiano të grirë
- Gjalpë
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Qërojmë dhe lajmë nën ujë të rrjedhshëm patatet duke i prerë në feta shumë të holla
- I vendosim në një enë të thellë duke i shtuar edhe panën e lëngshme dhe i përziejmë deri sa fetat e patateve të jenë veshur në pana.
- Lyejme me gjalpë një tavë dhe formojmë me patatet 4 shtresa.
- I spërkasim me kripë piper dhe djathë parmigiano.
- Shojmë 4 shtresa të tjera patatesh dhe keshtu me radhë derisa të gjithë përbërësit të mbarojnë.
- Së fundi e spërkasim sipërfaqen me djathin parmigiano të mbetur.
I pjekim në furrë të parangrohur në 175 gradë për rreth 1 orë deri sa patatet të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe.