MENU
klinika

Italianët thirrje gjermanëve

“Na ndihmoni siç u ndihmuat ju pas luftës”

31.03.2020 - 17:18

Kryetarët e bashkive italiane dhe guvernatorët rajonalë blenë një faqe në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung për t’i kërkuar Gjermanisë solidaritet në mes të shpërthimit të koronavirusit, duke thënë se shtetet e tjera ranë dakord të shkurtonin borxhin e saj pas Luftës së Dytë Botërore.

Italia është prekur më shumë nga koronavirusi se çdo vend tjetër, me 11.591 vdekje nga e hëna, rreth një e treta e gjithsej vdekjeve globale, dhe më shumë se 100,000 raste.

Nisma thekson edhe një here pakënaqësinë në rritje të italianëve kundër asaj që shihet si indiferencë e Gjermanisë ndaj fatkeqësisë së saj pasi Berlini nuk pranon të dëgjojë thirrjet nga vendet e tjera lidhur me borxhin e ndërsjellë për të ndihmuar ekonomitë e tyre të shkatërruara.

“Të dashur miq gjermanë, kujtesa ndihmon në marrjen e vendimeve të duhura”, thuhet në letër, duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 1953 për të zvogëluar borxhin e Gjermanisë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e saj pas luftës.

Ajo u nënshkrua nga kryetarët e bashkive nga partitë e majta dhe të djathta që përfaqësojnë qytetet veriore italiane të prekura më shumë nga koronavirusi, duke përfshirë Bergamon dhe Milanon, si dhe atë të Emilia-Romagna.

Misioni gjithashtu synonte Hollandën.

Nëntë shtete të Bashkimit Evropian, përfshirë Italinë, Francën dhe Spanjën, bënë thirrje javën e kaluar për lëshimin e borxhit të përbashkët për të financuar një rimëkëmbje ekonomike pas virusit që duket e sigurtë se do ta çojë zonën e euros në një recesion të thellë.

Gjermania, Hollanda, Finlanda dhe Austria kundërshtuan propozimin për të ashtuquajturat ‘eurobonds’,.

Udhëheqësit e BE-së deri më tani nuk kanë arritur të bien dakord mbi shkallën e mbështetjes për ekonomitë e tyre.

Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasojat e Koronavirusit

Ekonomitë më të mëdha në rrezik