MENU
klinika

Reagimi i presidentit të klubit italian

“Tërheq ekipin nëse jepet urdhër për të luajtur”

02.04.2020 - 12:29

UEFA ka caktuar 3 gushtin për mbylljen e kampionateve në Europë. Por asnjë nuk mund të sigurojë për momentin që do të luhet futboll normalisht këtë verë. Më të mëdha diskutimet dhe polemikat janë në Serie A, ku disa klube kërkojnë që të mos luhet më për këtë sezon, ndërsa disa të tjera duan të rinisë.

Për këtë ka reaguar ashpër presidenti i Brescias, Massimo Cellino, i cili është shprehur se, nëse vendoset të rikthehet futbolli këtë sezon, do të detyrohet të tërheqë ekipin e tij.

“Këtë sezon nuk ka më kuptim të luhet futboll. Ne u ndalëm, asnjë ekip nuk do të jetë si më parë, stadiumet do të jenë me dyer të mbyllura, plus rrezikohet edhe shëndeti i lojtarëve. Për mua, të kthehemi të luajmë futboll, do të ishte një çmenduri.

Nëse kjo ndodh, atëherë do të më detyrojnë të tërheq ekipin tim dhe t’i humbim të gjitha ndeshjet në tavolinë. Tek UEFA janë arrogantë dhe të papërgjegjshëm, ata mendojnë vetëm për interesat e tyre ekonomike dhe kupat.

Nëse do të bënin diçka me fitimet që kanë dhe UEFA do dërgonte respiratorë në Brescia, do ishim shumë mirënjohës. Këtu kemi kamionë me të vdekur, ne jemi qendra e epidemisë. Nëse nisim, lojtarëve do iu duhet 1 muaj stërvitje, në të kundërt ata të gjithë rrezikojnë të dëmtohen.” – u shpreh Cellino.

Brescia renditet në vend të fundit në Serie A dhe me shumë mundësi do të zbresë në Serie B. Por nëse sezoni anulohet dhe quhet nul, atëherë skuadra mund të qëndrojë në elitë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin