MENU
klinika

"Receta e mamit"

Receta e pastave “Alfredo”, më të njohurat kudo në botë!

02.04.2020 - 17:08

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

Duhen vetëm 4 përbërës për të realizuar një pjatë me shumë shije.

INGREDIENTËT

  • 350 gr pasta fettuçine
  • 200 gr djathë parmigiano
  • Pak gjalpë
  • Kripë, piper i zi
  • Ujë nga zierja e makaronave

UDHËZIMET

  1. Vendosni ujin e fettuçineve të ziejë me pak kripë. Grini parmigianon dhe lëreni mënjanë. Sapo ujë të ziejë, hidhni pastat dhe ziejini 4 minuta.
  2. Vendosni në zjarr një tigan dhe shkrini gjalpin.
  3. Merrni me garuzhde ujë nga i pastave dhe përziejeni me gjalpin dhe lëreni mënjanë.
  4. Kulloni pastat dhe hidhini në një tigan me gjalpin, prisni të marrin shije dhe më pas shtoni dalëngadalë djathin parmigiano duke e përzier dhe duke shtuar gradualisht nga uji i zierjes.
  5. Kur të jetë krijuar një krem konistent, spërkasni pak piper dhe shërbejini!