Dueli mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson është shtyrë për një tjetër datë, por pa e fiksuar atë dhe për më tepër, ende nuk dihet se ku do të zhvillohet. Ditët e fundit u krijua përshtypja se luftëtari rus i shmanget këtij dueli duke përfituar nga mbyllja e kufijve dhe mungesa e fluturimeve.
Por së fundmi, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, ka deklaruar se ai asnjëherë nuk është tërhequr nga eventi UFC-249. “I kam dërguar çdo ditë Dana White një mesazh për vendin se ku do të zhvillohet ky event dhe ky duel, por s’kam marrë përgjigje. Unë nuk jam tërhequr.
Khabib Nurmagomedov (@TeamKhabib) saying he never said he was out of 249, he just isn’t going to fly anywhere when he doesn’t know where he’s flying to. He also doesn’t believe getting out of Russia is as simple as others suggest. pic.twitter.com/pf5RSiwemG
— Brett Okamoto (@bokamotoESPN) April 2, 2020
Pres që të më thonë se ku është vendi dhe nëse unë kam mundësi të largohem nga Rusia, jam gati të dueloj me këdo dhe kudo. Ai që humbas nga kjo situatë jam unë: Humbas reputacionin, humbas paratë e mia, gjithçka. Kjo është një ndeshje që e duan të gjithë, e dua edhe unë, por dua që ata të më thonë se ku do ta zhvillojnë këtë event”, – tha Nurmagomedov.