MENU
klinika

Veseli: Bëj thirrje që...

“Qeveria në ikje të ndihmojë kosovarët që duan të kthehen”

04.04.2020 - 10:55

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka njoftuar se ka biseduar me ambasadorët e Kosovës që gjenden në shtetet evropiane. Veseli ka shkruar se i ka thirrur ambasadorët që ndodhen në Gjermani,Zvicër, Austri e Francë, raporton Gazeta Express.

Veseli tha se qeveria në ikje duhet t’iu gjendet në ndihmë shtetasve që duan të kthehen në Kosovë nga vendet evropiane.

“Mirëpo, u informova gjithashtu se kemi ende qindëra shtetas që kanë shprehur vullnetin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë gjë që e kanë të drejtë të mbrojtur nga Kushtetuta.

Prandaj i bëj thirrje qeverisë në ikje të Kosovës, që sa më parë t’iu gjendet në ndihmë e të marri masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen. Po ashtu, bëj thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje”, ka shkruar Veseli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha takon kryeparlamentarin Veseli

‘Nuk duhet t’i cënoni kufijtë’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë