MENU
klinika

Gjyshe Lina mposht COVID-19

Shërohet gruaja 102-vjeçare, Rossi bën premtimin…

05.04.2020 - 13:14

Në Itali bëri shumë bujë shërimi i Italica Grondonës nga COVID-19. Gruaja 102- vjeçare, e njohur ndryshe si Gjyshe Lina, fitoi betejën me koronavirusin. Një rast që ka habitur jo vetëm mjekët, por të gjithë njerëzit në vendin fqinj.

Gjyshe Lina la spitalin San Martino të Genova-s pas tri javësh betejë me virusin vdekjeprurës, ndërsa në një rrëfim për CNN, zbuloi se kishte idhull Valentine Rossin dhe se do të donte ta takonte.

Kaq mjaftoi që piloti 9 herë kampion bote në Moto GP të telefonojë personalisht Gjyshe Linën dhe t’i premtojë se do të shkojë ta takojë menjëherë sapo të normalizohet situata, duke qenë se aktualisht edhe Italia është e izoluar për shkak të Covid-19.