MENU
klinika

"Receta e mamit"

Qoftet vegane me kuinoa janë kaq të mira!

09.04.2020 - 19:13

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 10 minuta
Receta per: 4 persona

Një recetë amerikane për t’u provuar!

INGREDIENTËT

  • 1 filxhan me kuinoa të zierë paraprakisht
  • 2 vezë të rrahura
  • Kripë, piper për shije
  • ½ qepë e kuqe e grirë imët
  • ½ filxhan me djathë mozzarella
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 filxhan me galetë
  • Pak ujë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

UDHËZIMET

  1. Në një tas kombinoni kuinoan, vezën, piper dhe pak kripë. Shtoni qepën, djathin, hudhrat, galetën dhe i trazoni të gjitha bashkë për disa minuta.
  2. Shtoni edhe vajin e ullirit.
  3. Nëse masa është shumë e thatë, shtoni pak ujë.
  4. Formoni 6-8 qofte të vogla.
  5. Nxehni tiganin me vaj luledielli dhe më pas vendosni për të skuqur qoftet 7-10 minuta nga secila anë.
  6. Nëse dëshironi mund t’i piqni qoftet për 15 minuta në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!