Bashkia e Kukësit fal taksat vendore me 5 muaj për hapësirat publike për biznesin e vogël, si dhe shtyn në kohë taksën e pronës dhe taksa të tjera vendore për biznesin.
Sipas kryetarit të Bashkisë Kukes Safet Gjici taksa vendore për hapësirat publike të paguhet vetëm për 7 muaj në territorin e Kukësit.
Kryetari i bashkisë Safet Gjici, tha se Bashkia do ti propozojë Këshillit Bashkiak shtyrjen e të gjithë taksave e tjera vendore deri ne 20 qershor dhe nuk do të ketë penalitete me qëllim lehtësimin e biznesit të vogël në këtë situatë emergjente duke e favorizuar me heqjen pjesërisht të taksës së hapësirës publike dhe shtyrjen në afat për taksat e tjera.
Pritet që Këshilli Bashkiak Kukës në mbledhjen e afërt të miratojmë këto ndryshime dhe propozime të Bashkisë Kukës të nevojshme në ndihmë të biznesit.