MENU
klinika

Flet ish-mbrojtësi gjerman

“Kumbulla duket sikur ka 10 vite në Serie A”

11.04.2020 - 16:22

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla ka dhuruar paraqitje fantastike me fanellën e Veronës dhe të shumtë janë ata që habiten nga fakti se kjo është eksperienca e tij e parë në elitën e futbollit Italian. Siguria dhe saktësia në fushën e lojës u ka bërë përshtypje të gjithë sportdashësve dhe opinionit sportiv.

Së fundi është edhe ish-mbrojtësi gjerman, Thomas Berthold, ai i cili ngre lart figurën e Kumbullës. Ish-futbollisit i Veronës dhe Bayern Munchen, por edhe i kombëtares gjermane, ka folur për faqen zyrtare të Veronës, ndërsa është ndalur edhe te futbollisti shqiptar, për të cilin shprehet se duket sikur ka 10 vite në Serie A mbi supet e tij.

“Hellas Verona po bën një kampionat të madh. Është ngjitur së fundmi në Serie A dhe po ecën fuqishëm. Luan si një ekip, lojtarët janë shumë të disiplinuar taktikisht dhe mbrojnë mirë.

Është ndërtuar në perfeksion. Verona ka elemente për merkato dhe disa madje i ka shitur. Më pëlqen shumë Kumbulla. Çfarë më habit? Është një djalë i ri, i cili luan sikur të kishte 10 vite Serie A mbi shpatullat e tij”, – u shpreh Berthold.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pique u plak, Umtiti jashtë forme

Barcelona futet në garë për Marash Kumbullën


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”