MENU
klinika

"Receta e mamit"

Biskotat me bonbone janë gjithçka që ju duhet këtë të diel!

12.04.2020 - 12:25
  •  Persona: 12
  • Koha e përgatitjes: 10
  • Koha e gatimit: 15 minuta
Bonbone me ngjyra për disa biskota që na kishin munguar!

INGREDIENTËT

  • 1 gotë e gjysmë me miell
  • ¾ filxhan me gjalpë të butë, në temperaturë ambienti
  • 1/3 filxhan me sheqer të bardhë
  • ½ filxhan me sheqer kaf
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji me pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • ¾ gotë me copëza çokollate
  • 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • 1/3 filxhan me copëza shumëngjyrëshe bonbonesh

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë.
  2. Në një tas rrihni gjalpin me sheqerin derisa të bëhen kremoze
  3. Shtoni vaniljen, vezët dhe vazhdoni t’i rrihni.
  4. Shtoni gradualisht miellin, kripën dhe pluhurin pjekës.
  5. I përzieni derisa të keni një masë kompakte.
  6. Tani shtoni copëzat e çokollatës dhe ato të bonboneve. I përzieni të gjitha bashkë me një spatul.
  7. Me ndihmën e një luge krijoni 12 toptha të vegjël dhe i vendosni njëra pas tjetrës në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
  8. I vendosni sipës secilës copëzat e çokollatës së mbetur dhe bonbonet me ngjyrë
  9. I fusni në furrë për 12 minuta. Mos i mbi-piqni, ndryshe do përfundoni me biskota të forta.
  10. Pasi të jenë bërë gati, i nxirrni nga furra dhe i lini të ftohen për 10 minuta. Shijojini!