Një vaksinë që mund të kurojë COVID-19 nuk mund të dalë kurrë në dritë, sipas një shkencëtareje australiane që drejton kërkimin global.
“Zyrtarët e shëndetësisë kanë nevojë urgjente për një plan B për t’i dhënë fund pandemisë globale”, paralajmëron Jane Halton, eksperte kryesore e shëndetit në Australi.
Shkencëtarët në të gjithë botën po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë, me shpresë se do të ishte në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm, mirëpo Halton e konsideron këtë afat kohor të pabesueshëm.
Ajo paralajmëroi se mund të ketë vetëm pritjeve jorealiste, duke sqaruar se asnjëherë nuk ka pasur një vaksinë të suksesshme edhe kundër koronavirusëve të tjerë.
As për HIV-in nuk ka një vaksinë ku kanë vdekur rreth 32 milion njerëz mbi 40 vjet, ku vetëm brenda 2008 kanë vdekur 770,000 njerëz.
“Nëse një vaksinë do të aprovohej dhe do të ishte efikase nga mesi i vitit të ardhshëm, kjo do të ishte padyshim e shpejtë, ne do të gëzoheshim pa masë por mendoj se është e rëndësishme të mos krijojmë pritshmëri jorealiste. Askush nuk ka gjetur ndonjëherë një vaksinë koronavirusi dhe ne akoma nuk kemi një vaksinë kundër HIV-it. Unë kurrë nuk do të thoja “kurrë” por ky është këndvështrimi im përsa i përket një afati kohor 18 mujor: është heroike”, shprehet ajo.
Zonja Halton më parë ka qenë kryetare në bordin ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe ish-presidente e Asamblesë Botërore të Shëndetit.