MENU
klinika

Habisin studiuesit danezë

‘Koronavirusi, 20 herë më pak i rrezikshëm se parashikimi i OBSH’

16.04.2020 - 19:54

Hulumtimi mbi një grup dhuruesish gjaku në Danimarkë tregon që niveli i vdekshmërisë së Covid-19 është nën një përqind të numrit të personave të infektuar nga sëmundja, sipas një ekipi në Rigsh Hospitalet në Kopenhagen.

Testet u kryen në 1.487 mostra nga dhuruesit e gjakut danez në spital, që treguan një normë vdekshmërie vetëm 0.16 përqind.

Kjo i vë vlerësimet e shkencëtarëve danezë deri në 20 herë më të ulëta se ato të Organizatës Botërore të Shëndetit, që e ka vënë numrin e të vdekurve në çdo vend midis një përqind dhe tre përqind të numrit që preket nga Covid-19.

Studimi sugjeroi gjithashtu se shumë më tepër danezë sesa shifrat zyrtare prej 5,000 personash janë prekur nga Covid-19 duke projektuar një numër prej rreth 400 mijë personash. Testi kërkoi për antitrupa të formuar gjatë një infeksioni dhe zbuloi se 22 dhurues nga 1.487 ishin pozitivë, njoftuan institucionet.

Sidoqoftë, mjekët kanë bërë kujdes gjatë rishikimit të shifrave, duke thënë se ato janë “komplekse”, ndërsa gjithashtu theksojnë se dhuruesit e gjakut kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm sesa anëtarët mesatarë të popullatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”