MENU
klinika

"Receta e mamit"

Muffins të kripur me perimet e stinës

17.04.2020 - 17:06

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 2 lugë gjelle niseshte patatesh
  • 250 gr miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 kungull i njomë
  • 4 domate qershi
  • 10 ullinj jeshil
  • 2 lugë gjelle kaçkavall në fije
  • 12 forma muffins
  • 4 vezë
  • 80 ml vaj
  • 125 gr kos
  • 2 lugë gjelle djathë parmigiano i grirë
  • Kripë

UDHËZIMET

  1. Në një tas vendosim 4 vezë të plota, i përziejmë mirë.
  2. Shtojmë 80 ml vaj, 125 gr kos, i përziejmë përsëri.
  3. Shtojmë 30 gram parmigiano, pak kripë, nisheshten dhe i përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Më pas shtojmë 250 gr miell dhe pluhurin pjekës.
  4. E përziejmë sa të na formohet një brum i derdhur, por jo i hollë.
  5. Presim në fije ose në rende një kungull të njomë ndërsa domatet qershi i presim në katër pjesë secilën.
  6. Ullinjtë i presim në unaza.
  7. Vendosim format në një tepsi kapaku, i mbushim ato ¾ e kupës dhe sipër vendosim disa kunguj, tek disa katër copa domate e tek disa të tjera ullinj në rrathë.
  8. Por mund ta bëni edhe vetëm me djathë kaçkavall që shkrin.
  9. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta. Ju bëftë mirë!