MENU
klinika

Për çfarë zotohen FMN dhe BB?

“Ekonomia globale do të tkurret me 3%”

18.04.2020 - 10:13

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, janë zotuar të rrisin përpjekjet e tyre për të qetësuar goditjen në ekonominë globale nga pandemia e koronavirusit.

Drejtorja e FMN-së, Kristalina Georgieva dhe presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, theksuan se agjencitë e tyre janë të vetëdijshme për kërcënimin në rritje nga një krizë shëndetësore.

“Një tkurrje e madhe e ekonomisë globale në gjysmën e parë të vitit 2020 është e pashmangshme”, tha Georgieva.

“Pasiguria rreth ashpërsisë dhe kohëzgjatjes së krizës është jashtëzakonisht e lartë”, shtoi ajo.

FMN po parashikon që ekonomia globale do të tkurret me 3 përqind këtë vit, rënia më e keqe që nga Depresioni i Madh në vitet ’30 dhe më e rëndë se kriza më e fundit financiare që filloi në vitin 2008.

Të dy institucionet gjatë dy muajve të fundit kanë paraqitur një numër programesh mbështetëse. FMN-ja ka shqyrtuar kërkesa për kredi urgjente nga pothuajse gjysma e 189 vendeve të saj anëtare.

FMN dhe Banka Botërore morën mbështetje këtë javë nga G20-ta, apo grupi i vendeve kryesore industriale, për një moratorium për shlyerjen e borxheve për vendet më të varfra në botë – si Afganistani, Etiopia dhe shumë vende afrikane.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, tha se moratoriumi i borxhit për vendet më të varfra ishte një fillim i mirë, por duhet bërë më shumë duke marrë parasysh ashpërsinë e krizës aktuale./rel

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Se sa do të zgjasë varet nya dy gjëra..."

CNBC/ FMN: Bota është në recesion falë COVID-19

OECD: Nuk ka shërim të shpejtë...

BBC/ “Ekonomia do të vuajë për vite me radhë”