MENU
klinika

Katër në pranga

Shkodra vatër infeksioni por trafikantët vijojnë ‘punë’

18.04.2020 - 13:04

Megjithëse nje vatër infeksioni trafikantët e lendëve narkotike në Shkodër po tentojnë të vazhdojnë ‘punën’.

Megjithëse për këtë arsye dy persona që tentuan të kryenin aktvitetin e palejuar në periudhën e karantinës e kanë pësuar keq, pasi janë arrestuar nga policia. Automjeti me të cilin lëviznin është ndalur në fshatin ‘Shtoji i Ri’ për kontroll nga policia, pasi këta të fundit kishin informacione.

Në këtë moment shtetasi H.A, që drejtonte automjetin tip ‘Benz’, ka tentuar të korruptojë policët pasi në mesin e dokumenteve ka futur edhe një kartëmonedhë dymijëlekëshe. Edhe pse nuk bëhet e ditur mënyra se si, policia thotë se së bashku me drejtuesin edhe personi me inicialet B.D, kanë tentuar të arratisen, por janë vendosur në pranga.

Nga kontrolli në bagazhin e makinës janë gjetur 46 kilogramë kanabis sativa, ndërsa 12 kilogramë të tjerë janë gjetur në banesat e personave në bashkëpunimin me policinë e Krujës. Gjithashtu policia ka vendosu në pranga edhe dy persona të tjerë të cilët kanë patur dijeni për trafikimin e lëndës narkotike.

Së bashku me lëndën narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjete e 4 aparate celular.