MENU
klinika

"Receta e mamit"

Lulelakër e pjekur me miks erëzash

20.04.2020 - 15:28

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 35 minuta

Receta per: 4 persona

Falë kësaj recete, lulelakrën do e pëlqejë e gjithë familja juaj. Pa naze hiç madje!

INGREDIENTËT

  • 1 lulelakër e madhe
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji fara kumini
  • ¼ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper i zi

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë.
  2. Merni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.
  3. Lulelakrën e ndani në lule të vogla.
  4. Sipër e spërkasni me vaj ulliri, farat e kuminit, kripë, piper dhe i përzieni me duar.
  5. E fusni në furrë dhe e lini të piqet për 35-40 minuta.
  6. Shërbejini të ngrohta me majdanoz të freskët, duke i shoqëruar veçanërisht me salcë tahini.