MENU
klinika

"Receta e mamit"

Petulla të shpejta bananesh, më të veçantat që keni provuar!

21.04.2020 - 14:15

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 5 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 2 banane
  • ¾ filxhan me miell specifik për petulla
  • 2/3 gotë me ujë
  • Gjalpë për skuqje
  • Shurup panje ose reçel sipas dëshirës për servirje

UDHËZIMET

  1. Bananet i qëroni, i ndani përgjysmë.
  2. Gjysmat sërish i prisni në dysh përsëgjati.
  3. Në një enë bashkoni ujin me miellin e petullave.
  4. I përzieni mirë dhe filloni lyeni bananet me masën që përgatitët.
  5. Më pas i vendosni për t’i skuqur në një tigan me gjalpë.
  6. I skuqni mirë nga të dyja anët derisa bananet të marin një ngjyrë të artë.
  7. Pas 2-3 minutash i shërbeni nëpër pjata duke i shtuar sipër shurupin e panjës, reçelin ose çokollatë të shkrirë. Ju bëftë mirë!