MENU
klinika

Pritet reagimi i bardhebluve

Asnjë ndryshim, Tirana konfirmon trajnerin

02.10.2018 - 13:12

Në ditën që të gjithë prisnin largimin e tij nga Tirana, braziliani Ze Maria u konfirmua si trajner i bardhebluve nga presidenti Refik Halili. Pas një takimi që zgjati rreth 3 orë pasditen e së hënës, numri 1 i bardhebluve i konfirmoi besimin ish mbrojtësit të Interit i cili do të jetë në krye të Tiranës edhe në ndeshjet në vazhdim.

Në stërvitjen e së hënës kur të gjithë futbollistët prisnin që të mësonin emrin e trajnerit të ri, në kompleksin e stadiumit Skënder Halili është shfaqur sërish ai, Ze Maria i cili pasi ka zhvilluar një mbledhje që ka zgjatur rreth 2 orë e gjysmë me skuadrën, ka dalë në stërvitje si për të lënë të kuptohet se Tirana asgjë nuk ka ndryshuar edhe pas humbjes në derbi ndaj Partizanit.

tirana ne stervitje ze maria
tirana ne stervitje ze maria

Lojtarët kanë marrë besimin e trajnerit dhe do të kërkojnë të bëjnë kthesën që në ndeshjen e kësaj mesjave ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë. Çështje besimi apo parash kjo mbetet për t’u parë megjithatë aventura e Ze Marias te 24-herë kampionët do të vazhdojë pasi nuk do të ketë asnjë ndarje mes palëve siç u tha në media pas derbit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin