MENU
klinika

"Receta e mamit"

Spaghetti me pomodorini dhe karkaleca

22.04.2020 - 15:24

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Recet per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 500 gr spaghetti
  • 250 gr karkaleca të freskët
  • 200 gr domate të freskëta (pomodorini)
  • Disa gjethe borzilok
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Fillimisht lajmë dhe pastrojmë karkalecat duke u hequr kokën dhe bishtin dhe lëmë vetëm pjesën e butë të mishit. Pas pastrimit, i lëmë mënjanë në një pjatë për t’i përdorur më vonë.
  2. Lajmë dhe pastrojmë domatet dhe i grijmë në pjesë shumë të holla në rénde. Marrim një tigan ku vendosim vaj ulliri dhe masën e domateve që premë.
  3. Skuqim domatet deri në momentin që shohim se uji ka avulluar plotësisht. Shtojmë kripë dhe piper. E provojmë salcën me një lugë dhe nëse domatja është më e thartë seç duhet, i shtojmë pak sheqer.
  4. Heqim tiganin nga zjarri dhe në një tigan të pastër vendosim vaj ulliri për të skuqur pak karkalecat
  5. Pasi të kenë marrë ngjyrë, bashkojmë karkalecat me salcën e domateve që gatuam më parë.
  6. Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë dhe pak kripë. Kur shohim që uji ka nisur të ziejë, vendosim makaronat.
  7. Përziejmë makaronat dy-tri herë në fillim, dhe i lëmë të ziejnë për 10-12 minuta.
  8. Heqim tenxheren nga zjarri, kullojmë makaronat dhe shtojmë salcën e domateve me karkalecat.
  9. Shtojmë sipër disa gjethe borziloku të freskët dhe është gati për t’u shijuar.