MENU
klinika

"Receta e mamit"

Domate të mbushura me djathë dhie. Do marroseni pas tyre!

24.04.2020 - 15:00

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 5 minuta

Receta per: 12 persona

Nëse e keni lënë gatimin për në momentet e fundit, kjo recetë ju nxjerr faqebardhë!

INGREDIENTËT

  • ½ lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
  • ½ gotë me galetë (bukë e thekur e grirë)
  • 12 domate (të vogla në madhësi dhe rrumbullake)
  • 150 gram djathë dhie i thërrmuar
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 2 qepë të njoma jeshile grirë imët
  • Majdanoz ose borzilok i freskët

UDHËZIMET

  1. Në një tigan me pak vaj ulliri shtoni galetën dhe e lini për 2 minuta në zjarr mesatar. E përzieni vazhdimisht dhe më pas e lini mënjanë.
  2. Lani domatet. Me ndihmën e një thike i hiqni kokën dhe më pas me një lugë pastroni tulin e brendshëm.
  3. Kështu veproni me të gjitha domatet. Këtë tul mund ta përdorni për një salcë të mirë domatesh, për pastat tuaja të preferuara.
  4. Ndërkohë në një tas të madh bashkoni djathin e dhisë, mjaltin, qepën jeshile, borzilokun dhe i trazoni mirë.
  5. Merrni 1 lugë gjelle nga kjo përbërje dhe mbushni domatet me radhë. Sipër i shtoni pak galetë dhe pak borzilok
  6. Shijojini të ftohta!