MENU
klinika

Referendumi në Maqedoni

Kotzias: Marrëveshja e Prespës, edhe pa referendumin

02.10.2018 - 17:17

Referendumi nuk është as kusht, e as kërkesë juridike për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, por është zgjedhje e Shkupit, tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias duke e komentuar dhe shpjeguar rezultatin nga referendumi në Maqedoni.

Kotzias theksoi se presidenti Ivanov dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev janë zgjedhur me numër më të vogël të votave që i fitoi “PRO” në referendumin.

Marrëveshja thotë se (referendumi) është zgjedhje e Qeverisë së Shkupit, por nuk është as kusht, as parakusht, as kërkesë juridike për implementim të marrëveshjes, kjo është me rëndësi të madhe. Tani shkojmë në pjesën politike. Përqindje e madhe është 37-38 për qind?
Në shikim të parë kur dikush e shikon, nëse nuk i di politikën ballkanike dhe politikën e Shkupit dhe realitetin e tyre, do të thotë se është e vogël. Edhe është logjike”.

Sipas informatave që Athina zyrtare i ka pasur nga Shkupi, Kotzias vlerëson se pjesëmarrja në referendum do të jetë midis 40 dhe 45 për qind, ndërsa sipas kësaj Greqia ka qenë e orientuar se do të votojnë 40-42 për qind.

Shefi i diplomacisë greke ngulmoi se ratifikimi i marrëveshjes së Prespës do të jetë nga Parlamenti aktual, ndërsa shtoi se kur do të vijë koha, me vendim të kryeministrit vendi do të shkojë në zgjedhje.

Marrëveshja e Prespës është balancuar, mund të qëndrojë gjatë kohës, kjo është marrëveshje prototip, siç thonë të gjitha institucionet universitare ndërkombëtare serioze”, vlerëson Kotzias.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi