MENU
klinika

"Receta e mamit"

Brusketa të shpejta me hudhra dhe djathë parmigiano

26.04.2020 - 13:26
  • Persona: 5
  • Koha e përgatitjes: 5 minuta
  • Koha e gatimit: 5 minuta

INGREDIENTËT

  • 1 bukë e bardhë për brusketa
  • 1/3 filxhan me vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 4 thelpi hudhra të grimcuara
  • 2 lugë gjelle majdanoz i freskët
  • Piper i zi
  • 4 lugë gjelle djathë parmigiano i grirë imët

UDHËZIMET

  1. E prisni bukën në 12 feta të vogla.
  2. Në një tas të vogël përzieni vajin e ullirit, hudhrat dhe majdanozin.
  3. I përzieni mirë derisa të krijoni një lloj salce.
  4. Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine poshtë.
  5. Radhisni fetat e bukës dhe me ndihmën e një furçeje filloni t’i lyeni me salcën që përgatitët.
  6. Spërkateni secilën me djathë parmigiano dhe pak piper.
  7. I fusni në furrë, 5 minuta në 200 gradë. Shijojini!