MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tavë e shpejtë me sallam dhe perime

27.04.2020 - 14:55

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 30 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 1 shirit sallam (modeli sipas dëshirës)
  • ½ lakër jeshile
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri
  • 4 patate
  • 1 qepë
  • 5 thelpi hudhra
  • 5 speca
  • 3 karota
  • 1 tufë majdanoz

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë.
  2. Perimet i lani mirë dhe i prisni në copa të vogla sipas dëshirës.
  3. I shtoni në një tavë dhe i marinoni me kripë, piper dhe vaj ulliri.
  4. I fusni në furrë për 15 minuta.
  5. Më pas i nxirrni dhe shtoni brenda edhe sallamin e ndarë me thikë në sipërfaqe.
  6. Tani e fusni në furrë dhe e piqni tavën për 15 minuta të tjera. I shtoni pak majdanoz të freskët dhe shijojeni!