MENU
klinika

"Receta e mamit"

Penne kremoze me hudhra, kos dhe kërpudha

27.04.2020 - 14:58

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 350 gram penne
  • 3 thelpi hudhra
  • 150 gram kërpudha
  • Lëngu i ½ së limonit
  • Majdanoz i freskët
  • Kripë, piper për shije
  • 125 gram kos

UDHËZIMET

  1. Gatuani pastat sipas instruksioneve.
  2. Në një tigan me pak vaj skuqni hudhrat, shtoni kërpudhat dhe i lini për 8 minuta.
  3. Shtoni majdanozin nga fundi dhe e hiqni nga zjarri.
  4. Në po të njëjtin tigan shtoni pennet e gatuara, kosin, lëngun e limonit, pak kripë dhe piper dhe i përzieni mirë derisa pastat të jenë super kremoze.
  5. I vini për 1-2 minuta në zjarr dhe më pas i shërbeni të ngrohta. Ju bëftë mirë!